'> DASH: Shqipëria ka mangësi ne luftën ndaj terrorizmit
Departamenti amerikan i shtetit konstaton se Shqipëria vijon te ketë mangësi ne luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit, ndërsa qeveria shqiptare dhe forcat policore vazhdojnë te përballen me sfidën e forcimit te kufijve. Megjithatë, ne raportin vjetor për terrorizmin, autoritetet amerikane vlerësojnë bashkëpunimin e Shqipërisë, përmes kontributit te dhënë me trupa ne misionin ne Afganistan, ngrirjes se llogarive bankare te lidhura me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, duke luftuar kështu përkrah ShBA-ve. Ne raport përmendet gjithashtu gjyqi ndaj Hamzeh Abu Rajan, si i vetmi i zhvilluar ndonjëherë ne Shqipëri, qe ka lidhje me terrorizmin. Raporti përshkruan edhe gjendjen ne vendet e tjera te rajonit, si ne Kosove, Maqedoni apo edhe Greqi. Për sa i përket Kosovës, theksohet se ekstremistet kane vazhduar te mbajnë lidhje me krimin e organizuar, ndërsa qeveria, e mbështetur edhe nga EULEX, vazhdon te ketë mungese burimesh dhe ekspertize për te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Megjithatë, raporti vlerëson bashkëpunimin e qeverise se Kosovës me atë te ShBA-ve ne luftën kundër terrorizmit. ne lidhje me Greqinë, diplomacia amerikane ngre alarmin për rritjen e nivelit te terrorizmit. raporti konstaton se terrorizmi vendas u rrit dukshëm ne Greqi ne vitin 2009, me përfshirjen e grupeve ekstremiste ne protestat e dhunshme, qe shkaktuan trazira serioze.