+ dy El Clasico

Ashtu siç edhe pritej, në gjysëmfinalen e Kupës së Spanjës do të ketë një përballje El Clasico mes Barcelonës dhe Realit. Barcelona e ka eliminuar sot Malagën duke e mposhtur me rezultat 4 me 2 në terrenin mysafir.
Pedro shënoj për 1 me 0 në minutën e 8. Joaquin barazoj në 1 me 1 në minutën e 12.
Me të filluar pjesa e dytë, Barca shënoj për epërsinë e radhës në minutën e 49. Santa Cruz e kthej Malagën në lojë me golin e shënuar në minutën e 76.Andres Iniesta shënoj për 3 me 2 në minutën e 76.
Gjasat e Malagës u shuan me golin e Messit në minutën e 80, duke konkretizuar pas një paraqitje fantastike në këtë ndeshje./Indeksonline/