1 korrik, nga sot rriten pensionet

Që nga sot pensioni mujor për 520 mijë pensionistë shqiptarë do të jete më i lartë se deri më tani.
Vendimi i marrë nga dje qeveria diferencon rritjen e pensioneve në fshat dhe në qytet, por sipas kryeministrit Berisha, mbulon inflacionin, duke siguruar një shtesë reale në pension.
Pensionet e ulëta në qytet do të rriten me 6 %, ndërsa pensionet e fshatit do të rriten me 10 %.
Kreu i qeverisë theksoi se nga 1 Korriku, pensionet e larta dhe ato suplementare do të rriten me 4 % dhe se nga rritja prej 6 % e pensioneve në qytet do të përfitojne 200 mijë pensionistë ndërsa nga rritja prej 10 % do të përfitojne 120 mijë pensionistë.
Berisha theksoi se ky është një ndër premtimet e bëra dhe të mbajtura nga qeveria.