E Diel, 1 Nëntor 2026

1 vit nga rikthimi i Putin në Kremlin, përfundon i qetë tubimi i opozitës ruse në Moskë

Mijëra njerëz janë mbledhur për të shënuar përvjetorin e parë të protestave masive kundër rikthimit të Vladimir Putinit në presidencë, të cilat kanë përfunduar me arrestimin e qindra demonstruesve.

Figurat kryesore të opozitës kanë kërkuar lirimin e dhjetëra aktivistëve, që vazhdojnë të mbesin në burgje.

Organizatorët e tubimit të së hënës kanë thënë se dhjetëra-mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestë, ndërsa, sipas policisë, numri i tyre ka qenë rreth 8,000.

Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Shën Petersburg dhe Tomsk.

Opozita është zotuar se do të vazhdojë tubimet kundër presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›