1 vit nga vrasja e gjyqtarit Konomi

Unioni i Gjyqtarëve Shqiptarë, përmes një deklarate për shtyp, ka shprehur keqardhjen e tij se, kur është bërë një vit nga vrasja e kolegut Skerdilajd Konomi, nuk është bërë asgjë për zbardhjen e saj.
“Më datë 09/09/2012 bëhet një vit nga vrasja makabër e tipit mafioz e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Drejtësia humbi një gjyqtar të nderuar, të aftë e kurajoz. Familja humbi njeriun më të dashur, ne gjyqtarët humbëm kolegun e shokun, ndërsa shoqëria mori një goditje domethënëse në sigurinë e saj në jetën e përditshme”, thuhet në deklaratë.
“Unioni konstaton me keqardhje të thellë e dëshpëruese se nuk është bërë azgjë rreth zbardhjes së këtij akti kriminal. Kjo përbën Vrasja e gjyqtaritGjyqi për tokat në HamallajDokumente false për tokënHipoteka: Prona që pretendon familja Konomi ka ende probleme një ogur jo të mirë për drejtësinë në veçanti dhe shoqërinë në përgjithësi”, vijon më tej njoftimi.
Grupimi i bën thirrje autoriteteve përgjegjëse që të intensifikojnë punën për zbulimin e autorëve të vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo urdhëruesve të saj.
“Kjo do të përbënte një ngushëllim për familjen e shoqërinë, por mbi të gjitha është një mision e përgjegjësi për të sjellë më shumë shpresë për siguri publike dhe drejtësi të pavarur e të përgjegjshme në vend”, përfundon deklarata.