10 banorë 8 ditë në grevë urie një refuzon mjekim,3 mbeten rëndë
Të tjera rreth shkrimit PS: Qeveria po mbyll hesapet /VIDEO FOTO/ Në grevë prej gjashtë ditësh Ditën e pestë hyri edhe një invalid Banorët: Të vendosur deri në vdekje Banorët: Jemi pronarë të banesës Totozani: Kuvendi të miratojë trajtimin individual Si u nxorën me dhunë, përleshen me policinë/ FOTO /VIDEO Lutja: Kryeministër mos na nxirr
TIRANE - Dhjetë banorët grevistë kaluan një tjetër natë të mundimshme në ambientet e provizuara prapa godinës ku deri dhjetë ditë më parë banonin, por më pas u nxorrën jashtë me dhunë.
Që prej 25 prillit, sot në ditën e 8 të grevës së urisë, 3 prej banorëve, njëri i sëmurë me zemër, marrin mjekim. Ndërsa Arjan Xhaferri prej 2 ditësh nuk pranon të marrë ndihmë. Gjëndja e tyre shëndetësore dhe për më tepër psikologjike sa vjen e rëndohet.
Avokati i banorëve Agron Gjebia thotë se është shkelur akti normativ për lirimin e banesave dhe se gjykata ka nxjerrë një urdhërekzekutim të paargumentuar.
Avokati i 13 familjeve, ngritën padi penale ndaj Entit Kombëtar, duke e akuzuar këtë të fundit të për shkelje ligjore. Ndërsa për të tretën herë, dje grevistët janë vizituar nga deputeti socialist Sajmir Tahiri i cili ka thënë se me këtë akt qeveria do të mbyllë hesapet para se të ikë.
Më 23 prill godina tre katëshe në lagjen “Margarita Tutulani” u zbraz nga zyra e përmbarimit me ndihmën e policisë private dhe policisë së shtetit për t’ju kthyer pronarit, në bazë të një vendimi gjyqësor, por banorët pretendojnë se pronari është fantazëm, dhe ka fituar gjyqin me dokumente të falsifikuara. Ata kërkojnë rihapjen e procesit gjyqësor ose ndihmë nga autoritetet për lehtësi në strehimin e tyre diku tjetër.
EMRAT E 10 BANOREVE NE GREVE
Amela Ali, 25 vjeç, e papunë, katër anëtarë në familje, vetëm babai i punësuar
Mirela Ali, 47 vjece, e papunë
Zamira Meta, 58 vjeç, e papune, jeton me të ëmën pensioniste, jo banore e godinës
Sheqere Dani, 51 vjeç ,e papune, katër anëtarë në familje, të gjithë të papunë
Sajmir Dani, 52 vjeç, e papunë
Islam Nazja,54 vjeç, e papunë, tre anëtarë në familje, e shoqja e punësuar
Arjan Xhaferi,55 vjeç, kuzhinier në Gjermani, jeton vetëm
Ramazan Lile, 60 vjeç, i papunë, tre anëtarë në familje, të papunë të gjithë
Eduart Miho, 47 vjeç, i papune, invalid, pesë anëtarë në familje, të gjithë papunë
Adrian Pojani, 56 vjeç, i papunë, përfaqëson të vëllanë
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)