10 minuta shi, 30 cm pellg afër Parlamentit

Dhjetë minuta me shi, e kanë bërë të pakalueshëm sheshin "Ibrahim Rugova". Shiu i pasdites krijoi aty një pellg prej afër 30 centimetrash.
Rruga afër Parlamentit të Kosovës në të cilën ka edhe fontana, ishte bërë vështirë e kalueshme për veturat dhe e pamundur për këmbësorët.
Investimi në këtë rrugë, dhe në sheshin "Ibrahim Rugova", Komunës i kishte kushtuar prej 7 milionë eurosh./Indeksonline/