E Hënë, 2 Nëntor 2026

10 mjekë të rinj i bashkohen spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Spitalet rajonale në vend po përforcohen me mjekë të rinj, të cilët kanë nisur shërbimin në specialitete të ndryshme, duke sjellë profesionalizëm dhe mbështetje për stafet ekzistuese.

Angazhimi i mjekëve të rinj në spitalet publike dhe ato rajonale në vend është një mundësi profesionale, duke u dhënë atyre eksperiencë praktike dhe kontakt të drejtpërdrejtë me problematikat e pacientëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi sot, se ekipit mjekësor të Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër i janë shtuar edhe 10 mjekë të rinj të specialiteteve të ndryshme.

Pas rihapjes në vitin 2015 të programit të specializimeve afatgjata në mjekësi, po zbatohet një model i qëndrueshëm për shpërndarjen e mjekëve në të gjithë vendin, duke forcuar shërbimet shëndetësore edhe në spitalet rajonale e bashkiake.

Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale u jep studentëve për katër vite gjatë formimit të tyre, 80% të pagës së mjekut specialist dhe 100% ata të cilët kryejnë specializimin në degët prioritare “mjekësi familje” dhe “mjekësi urgjence”.

1 nga 10

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›