E Diel, 1 Nëntor 2026

100 pacientë në ditë në njësinë e trajtimit ditor në QSUNT

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Në njësinë e trajtimit ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT), kujdesi për pacientin nis që në momentin e mbërritjes, përmes pritjes, orientimit dhe mbështetjes nga stafi i recepsionit.

QSUNT informon se çdo ditë, rreth 100 pacientë mirëpriten dhe orientohen nga personeli i kësaj njësie, duke u asistuar në çdo hap të procesit të trajtimit. Përveç shërbimeve mjekësore, vëmendje i kushtohet edhe krijimit të një ambienti sa më të qetë dhe mikpritës për pacientët dhe familjarët e tyre.

Në QSUNT, cilësia e kujdesit shëndetësor nuk lidhet vetëm me trajtimin mjekësor, por edhe me mënyrën se si pacientët përjetojnë gjithë rrugëtimin e tyre brenda institucionit.

Sipas QSUT-së, puna e përditshme e stafit administrativ dhe shëndetësor synon ta bëjë këtë proces sa më të lehtë, më njerëzor dhe më efikas, duke vendosur pacientin në qendër të kujdesit shëndetësor.

/e.i/ /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›