100 vjet drejtësi, Rakipi: Nga luftae krimit varet jeta e prokurorëve
Të tjera rreth shkrimit "Drejtësia kontrollohet nga politika"
TIRANË - Është kremtuar në Prokurorinë e Përgjithshme 100-vjetori i Drejtësisë Shqiptare me pjesëmarrjen e Prokurorëve të Përgjithshëm në dy dekadat e fundit, si edhe kryetarit aktual të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Por më shumë se sa kanë festuar, të gjithë ish-prokurorët “kanë qarë hallet e zanatit” të tyre. Ish-prokurori i përgjithshëm dhe kryetar i Dhomës së Avokatëve, avokati Maks Haxhia ka theksuar që “nocioni i drejtësisë si krahu i armatosur i pushtetit është një histori që e kemi lënë pas”, e udke shtuar që “favorizimi çon në mohimin e drejtësisë”. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori ka theksuar se “duhet drejtësi më efektive që të kemi një shtet më demokratik”. Ndërsa më i ashpër u shfaq ish-prokurori i përgjithshëm, Arben Rakipi. Ai u ka kujtuar të pranishmëve se pagat e tyre vijnë prej taksapaguesve shqiptarë dhe kjo është përgjegjësi ndaj tyre. Rakipi ka theksuar se në thelb “nëse nuk e luftojëm krimin jemi të gjithë të rrezikuar”. Ndërsa ish-prokurorja e përgjithshme, e parafundit në këtë post, Ina Rama,
ZAGANJORI: DREJTËSI SA MË EFEKTIVE PËR DEMOKRACINË
“Prokuroria ka shumë arritje, por sfidat e kohës shtrojnë edhe çështjen e bashkëpunimit sa më efektiv për një drejtësi sa më efektive në respektim të detyrimeve, që kemi për të forcuar demokracinë shqiptare, shtetin e së drejtës dhe liritë e individit”. Këtë ka theksuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Xhazair Zaganjori në kumtesën e tij në takim. Duke shtuar se “aspekti i të drejtave të njeriut në raport me prokurorinë duhet të jetë një binom; qoftë gjatë gjykimit, hetimit, respektimit të afateve në hetime. Këto mbeten detyrë për gjithë prokurorët”.
HAXHIA: FAVORIZIMI ÇON NË MOHIMIN E DREJTËSISË
Kryetari i Dhomë së Avokatisë, Maks Haxhia në kumtesën e tij në 100-vjetorin e Ditës Shqiptare të Drejtësisë është shprehur i privilegjuar, që bën pjesë “në këtë auditor, me personat më të përkushtuar të drejtësisë shqiptare, që kanë meritën më të madhe dhe duhen vlerësuar në këtë detyrë shumë të vështirë”. Ai ka theksuar se ka pasur fatin të jetë, aq sa ishte, prokuror i përgjithshëm dhe tani edhe si akokat, ndihet me një përvojë të dyfishtë. Haxhia ka theksuar se “individi nuk dëshiron të jetojë në një shoqëri, ku mund të jetë i lirë, por jo i sigurt”. Ai i ka bashkangjitur kësaj argumentin se, “duhet një raport i drejtë mes lirisë dhe ligjit. Mungesa e këtij raporti e çon shoqërinë sa drejt diktaturës dhe aq anarshisë”. Ka theksuar edhe nivelin dhe cilësinë e mbrojtjes. Por sidomos që “nocioni i drejtësisë si krahu i armatosur i pushtetit është një histori që e kemi lënë pas”.
Haxhia ka vijuar me analizimin e bashkëpunimit të avokatisë me hallkat e tjera të gjykimit. “Si ka mundësi që akuza dhe mbrojtja që haptas janë kundërshtuese të jenë bashkëpunuese? Përgjigja del qartë në bashkëpunimin në procesin penal. Akuza dhe mbrojtja kanë bashkëjetesë të pandashme. Kjo është bashkëjetësë historike. Dhe shkalla e lirisë, instrument matës. Në çdo rast të favorizimit të njërës në kurriz të tjetrës, çon në shkeljen dhe mohimin e të drejtave të njeriut. Në planin e realizimit të lirive të njeriut do jemi përpara një anarshie gjyqësore. Është tepër i rëndësishëm respektimi i pozicionit të kauzës dhe të mbrojtjes duke u dhënë akses të barabartë. Respektimi i këtij parimi është tregues i nivelit dhe civilizimit të sistemit të drejtësisë. Sa më cilësor të jetë respektimi i këtij raporti mes akuzës dhe mbrojtjes, aq më cilësor do të jetë vendimi i gjykatës. Favorizimi çon në mohimin e drejtësisë”, ka analizuar Maks Haxhia. Duke shtuar edhe që të kemi “vendime sa më objektive dhe të shpejta”. E ka mbyllur kumtesën e tij me: “Nëse në tërësinë e procesit penal nuk duhet të ketë ndjesi të fituesit apo humbësit, nëse janë të qetë se kanë respektuar liritë dhe të drejtat themelore. Të arshivojmë edhe ndonjë keqkuptim institucional…”
RAKIPI: “NGA LUFTA NDAJ KRIMIT VARET EDHE JETA JONË
Ish-prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi, pasi ka nisur fjalën e tij me: “Janë gjëra të njohura nga ju dhe nuk do të bezdiseni t’i ridëgjoni”, ka nisur të hyjë direkt në temë. Pavarësisht nevojës që kemi për të festuar, të ndalemi tek aktiviteti si prokurori publik, ku përmirësimi është krejtësisht i mundshëm, me ligje rast pas rasti, për dhënien e drejtësisë. Legjislacioni ka aplikuar standard europiane. Mosarritja jonë tek pritshmëritë që kanë pasur edhe themeluesit e Shtetit shqiptar vjen nga mungesa e etikës se sa mungesat profesionale”, ka theksuar Rakipi.
Më tej ai u ka bërë të qartë të pranishmëve se në fund të fundit pagat e njerëzve të drejtësisë vijnë prej taksapaguesve shqiptarë dhe këtu lind një nga përgjegjësitë ndaj tyre. “Të jesh prokuror publik është përgjëgjësi e madhe ndaj taksapaguesve. Publiku është taksapagues dhe burim pagash edhe për Prokurorin e Përgjthshëm”. Rakipi ka thënë troç, se edhe njerëzit e drejtësisë janë të rrezikuar në Shqipëri, nëse nuk e luftojnë krimin. “Nga lufta ndaj krimit varet jeta e gjithsësecilit prej nesh. Detyra duhet përballohet me dinjitet se tërheqja prej saj sjell vetëm dëme”. Rakipi ka kërkuar edhe barazi në gjykim për të gjithë. “Gjatë ushtrimit të detyrës duhet zbatur ligji njëtrajtësisht për të gjithë pavarësisht gjendje së tij politike, shoqërore, raciale, pa dallim”.
Arben Rakipi ka shtuar edhe që duhet një harmoni mes strukturave të policisë dhe prokurorisë dhe drejtësisë: “Strukturat e policisë janë pjesë e zinxhirit, e suksesi i prokurorisë nuk mund të kuptohet pa to”.
(ma/shqiptarja.com)