E Diel, 1 Nëntor 2026

100-vjetori Kuvendi nderon ish-kryeministrat

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë nderoi ish-kryeministrat e vendit në 20-vitet e fundit si dhe figura të tjera më kontribut në historinë moderne të shtetit shqiptar.

Në fjalën e hapjes, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se këto vite janë vitet e kontributit të shtetit tonë dhe nderimi i figurave që përballuan situatat e vështira kur bëhej fjalë për fatet e shtetit dhe ndoshta vetë kombit, ishte një detyrë.

Më pas, Topalli nderoi me botimin special të akteve të themelimit të shtetit ish-kryeministrat Vilson Ahmetaj, Ylli Bufi, Fatos Nano, Aleksandër Meksi, Bashkim Fino, Pandeli Majkon dhe Ilir Metën.

Nderime shkuan edhe për familjarë të figurave të tjera me kontribut që nuk jetojnë më, si për Azem Hajdarin, Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin dhe Pjetër Arbnorin. Përvjetori i Pavarësisë
Monedhat e 100-vjetorit të pavarësisë
Rexhep Qosja flet në “Shqip”
Patriotët shqiptarë vriten për herë të dytë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›