E Shtunë, 31 Tetor 2026

100-vjetori Mozaiku i Flamurit ne Tirane

Tirana ka startuar zyrtarisht festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë, të cilat janë parashikuar të zgjasin tre ditë dhe do të kulmohen më 28 Nëntor.

Ashtu siç ishte parashikuar edhe më parë në axhendën festive, rreth orës 11:00, është vendosur mozaiku i flamurit kombëtar. Vepra është realizuar në gurë nga mjeshtri Gëzim Hidri, me gurë të përzgjedhur nga vende ku janë zhvilluar beteja për mbrojtjen e trojeve ndër shekuj.

“Si sot 100-vjet më parë në këtë vend u ngit flamuri i Pavarësisë në Tiranë. Sot në këtë ditë të rëndësishme për qytetin tonë që ka nisur festën në çdo lagje, 100-VjetoriShkup, fillojnë zyrtarisht festimet e PavarësisëBusti i Ismail Qemalit në Kaninë Vlorë, nderohen heronjtë e luftës unë dua të ndalem dhe të nderoj firmëtarët e ngritjes së flamurit të Pavarësisë në Tiranë. Mirënjohje për jetë për ta dhe familjen e tyre. Para 100 vitesh Tirana qytet i vogël me zemër të madhe dhe bujare. Qytetarët e Tiranës hapën dyert dhe zemrat më pas për shqiptarët nga treva të tjera. Ky qytet nisi të rritej së bashku me Shqipërinë e pavarur, deri sa u bë kryeqendra e kombit shqiptar. Tirana është sot qyteti që rrezaton shpresë dhe besim anë e mbanë kombit shqiptar. Zoti e bekoftë Tiranën tonë të bukur, zoti e bekoftë Shqipërinë”, u shpreh kryebashkiaku Basha gjatë fjalës së tij përshëndetëse.

Gjatë ditës së sotme janë parashikuar aktivitete të ndryshme, mes të cilave çelja e panairit “Blej produkte shqiptare”, hapja e ekspozitës historike e AQSH “100 vjet Tirana”, koncerte me grupe rok, ceremonia e inaugurimit të sheshit “Shqiponjës”, etj.

Durrësi improvizon mbërritjen e Ismail Qemalit

Atmosfera festive ka përfshirë të gjithë qytetin bregdetar të Durrësit në këtë 100-vjetor të Pavarësisë. Në portin detar të Durrësit është improvizuar ardhja e Ismail Qemalit të interpretuar nga aktori Hysen Bashhysa dhe dorëzimi simbolik i flamurit në duart e kryebashkiakut Vangjush Dako.

Një flamur i madh ka përshkruar bulevardin për të mbërritur në qendër të qytetit i paraprirë nga kalorësit kosovarë të cilët po ndjekin rrugën e Isa Boletinit me shokë për të mbërritur në qytetin e pavarësisë kombëtare. Në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Durrës ka marrë pjesë dhe ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Eugen Volfart, si dhe pasardhësit e firmëtarëve durrsakë të Deklaratës së Pavarësisë.
 
Më 26 nëntorin e 100 viteve të shkuara parësia e Durrësit do të shpallte Pavarësinë dhe caktonte delegatët për në Kuvendin e Vlorës. Disa ditë para kësaj date, Ismail Qemali, duke vlerësuar kushtet aspak të favorshme në Durrës, vendosi që aktin më thelbësor në historinë e vendit tonë ta kryente në Vlorë per shkak te kercenimit nga ushtria serbe. Ne ceremonite e mbajtura ne Durres u kujtua dhe atdhetari Kasem Durresi qe me nje grup njerezish te devotshem siguruan udhetimin e Ismail Qemalit. Për Shqipërinë e pavarur nënshkruan vetëm dy ditë më pas edhe delegatët durrsakë Dom Nikollë Kaçorri, Abaz Çelkupa dhe Mustafa Agë Hanxhiu, nënshkrimet e të cilëve gjenden në dokumentin historik të pagëzimit të Pavarësisë.

Pavarësia, festë në Ulqin

100-vjetori i Pavarësise ka sjelle nje atmosfere feste ne zonat e banuara nga shqiptaret ne Malin Zi. Sapo kalon kufirin jane te shumta shtepite me simbolin kombetar flamurin.

Te shumta jane aktivitetet e organizuara nga shqiptaret e Malit te Zi me ekspozita e koncerte te ndryshme.

Ndonese Parlamenti i Malit te Zi ka nxjerr nje ligj qe ndalon mbajtjen e flamurit ne vende publike shqiptaret ne Mal te Zi kane sfiduar kete ligj.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›