E Enjte, 5 Nëntor 2026

100 vjetori i PKK, nderohen anëtarë të shquar të saj

Partia Komuniste e Kinës u ka dhënë për herë të parë Medaljen “1 Korriku” anëtarëve të vet të shquar, në kuadër të festimeve për njëqindvjetorin e themelimit të saj.

Sekretari i përgjithshëm Xi Jinping shprehu vlerësime të larta për fituesit:

“Marrësit e Medaljes ‘1 Korriku’ vijnë nga populli dhe i kanë rrënjët në popull. Ata janë heronj të zakonshëm që kanë bërë sakrifica në postet e tyre. Historitë e tyre janë shembull që mund të ndiqet nga të tjerët. Të gjithë mund të tregojnë një shpirt si të tyrin.”

Xi u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të PKK-së të jenë pararojë e kësaj epoke dhe shtylla e kombit.

Medalja “1 Korriku”, nderimi më i lartë i PKK-së, do të jepet çdo pesë vjet.

Këtë vit 29 veta janë përzgjedhur si fituesit e parë.

Medalja i bashkohet rendit më të lartë të sistemit të nderimeve të Kinës, së bashku me “Medaljen e Republikës”, Medaljen “1 Gushti”, “Medaljen e Miqësisë” dhe titujt kombëtarë të nderit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›