E Diel, 1 Nëntor 2026

100-vjetori i Pavarësisë, kultura shqiptare ekspozohet në Rusi

1 tetori shenoi hapjen e Diteve te Kultures shqiptare ne Rusi. Ky aktivitet i rendesishem i Shqiperise ne Federaten Ruse, me i madhi ne keto 20 vitet e fundit, u parapri nga nenshkrimi i nje Programi Bashkepunimi 3-vjecar midis ministrive te kultures te dy vendeve tona, të nënshkruar nga Zv.Ministrja e MTKRS Suzana Turku dhe nga zv.Ministrja e Kultures dhe Turizmit te Rusisë, Alla Manilova. Ne kete program parashikohen aktivitete te ndryshme me karakter njohes, kulturor, artistik etj., midis te dy vendeve tona per periudhen 2013-2015.
 

Hapja e Diteve te Kultures Shqiptare ne Rusi u celebrua ne diten e pare te muajit tetor me nje koncert te nivelit te larte profesional te orkestres se Radio-Televizionit shqiptar, te drejtuar nga dirigjenti i mirenjohur tashme, Oleg Arapi, pasardhes i nje familje te perbashket shqiptaro-ruse, dhe nga kori "Nene Tereza", i drejtuar me mjeshteri nga Artistja e Merituar, Suzana Turku.

Ceremonine e hapjes se Diteve te Kultures Shqiptare ne Rusi e pershendeti, per palen shqiptare, Ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Sokol Gjoka. Ai vuri ne dukje rendesine e ketij aktiviteti te gjere e te larmishem ne Federaten Ruse, i cili do te sjelle ne Rusi nje pjese te trashegimise se madhe kulturore shqiptare, por edhe asaj te kultivuar, per t`i transmentuar nga afer publikut te gjere rus vlerat e medha qe mbart kultura dhe tradita shqiptare.

Nga ana tjetër Zv.Ministri rus i Kultures, Andrej Busigin shprehu vullnetin dhe deshiren qe veprimtari te tilla te jene me te pranishme ne jeten e qytetareve tane edhe ne te ardhmen, per t`i sherbyer me shume miqesise midis dy popujve tane dhe bashkepunimit midis vendeve tona.

Te pranishmit ne salle, personalitete te artit, kultures, te politikes ruse, anetare te Shoqates se Miqesise Rusi-Shqiperi, shqiptare me banim ne Moske, studente shqiptare, por edhe titullare te trupit diplomatik dhe perfaqesues te tyre ne Rusi, gazetare etj., ndoqen me mjaft interes pjeset koncertale te orkestres se Radio-Televizionit shqiptar, te drejtuar nga maestro Oleg Arapi si dhe korin e vajzave "Nene Tereza", te drejtuar me mjeshtri nga Artistja e Merituar Suzana Turku.

Orkestra e harqeve te Radio-Televizionit Shqiptar solli perpara publikut te pranishem rus ne Shtepine Nderkombetare te Muzikes ne Moske pjese nga muzika e kompozitoreve te njohur shqiptare, si te Gjon Simonit, Tonin Harapit, Thoma Gaqit, Preng Jakoves apo edhe te kompozitoreve nderkombetare si Pucini, Verdi etj., ndersa kori "Nene Tereza" beri per vete sallen me nje buqete kengesh popullore shqiptare te perpunuara si "Ta dish…", "Kroi i Fshatit tone", "Lule bore", "Si dukat i vogel je".

Ditet e Kultures Shqiptare ne Rusi do te vazhdojne me 4 tetor me nje koncert tjeter instrumentalo-vokal ne qytetin tjeter te madh rus te Shen Peterburgut, per t`u pasuar nga hapja ne Moske me dt. 10 tetor te ekspozites se ikonografise shqiptare, e cila do te vizitohet nga artdashesit ruse deri ne fund te muajit, per t`u transferuar, me pas, ne qytetin e trete me te madh te Rusise, Nizhni Novgorod, ku do te qendroje e hapur deri me 12 dhjetor. Ekspozita fotografike "Shqiperia Turistike", me foto te fotografit te talentuar shqiptar, Roland Tasho, do te hapet me 20 tetor ne Sh. Peterburg, per t`u prezantuar ne fillim te nentorit ne Moske. Nderkohe qe java e filmit shqiptar do te hape siparin e vet ne Moske, per tu transferuar, me pas, ne Peterburg.

Akademia e Shkencave te FR, ne bashkepunim me Ambasaden e RSH te FR do te zhvilloje me 4 dhjetor nje konference shkencore kushtuar 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise, me pjesemarrje te akademikeve, historianeve, albanologeve nga Rusia, Shqiperia, Kosova, Maqedonia etj. Ditet e Kultures Shqiptare ne Rusi do te mbyllen me nje ekspozite te etnografise shqiptare, e cila do te qendroje e hapur gjate te gjithe muajit dhjetor ne Muzeun Etnografik te Shen Peterburgut.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›