E Shtunë, 31 Tetor 2026

100-vjetori i Policise se Shtetit

Me homazhe nderimi për të gjithë efektivët e policisë të rënë në krye të detyrës ndër vite është shënuar nisja e festimeve për 100-vjetorin e krijimit të Policisë Shqiptare.

Në jubileun e 100 të Policisë së Shtetit, kryeministri Sali Berisha përgëzoi policinë shqiptare për të gjitha arritjet në luftën kundër kriminalitetit, por edhe për performancën e saj përgjatë zgjedhjeve.

“Ligji i vendit ju ka ngarkuar me disa detyra speciale në procesin zgjedhor dhe në këtë proces ju jeni më të mirët në përmbushjen e këtyre detyrimeve. Pas çmontimit dhe vendosjes para ligjit të bandave të Aldo Bares, Nehat Kullës, Lul Berishës etj., Shqipëria pati mundësinë të Policia ka një shkallë jashtëzakonisht të madhe të zbulueshmërisë dhe goditjes së krimit, duke dekurajuar krimin në vend. Policia do të ketë një rol thelbësor edhe në zgjedhjet që do të mbahen, detyrë që jam i sigurt që do ta përmbushë me sukses

Sali Berisha
Kryeminister i Shqiperise anëtarësohej në NATO”, theksoi kryeministri.

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, theksoi se tashmë kemi një polici të depolitizuar, por që duhet të ketë praktika më të mira në shërbim të komunitetit.

Ndërkohë, duke nënvizuar se motoja e policisë shqiptare është tolerancë zero ndaj krimit, numri një i policisë, Hysni Burgaj, kujtoi sërish të gjithë ata policë që humbën jetën në përballjen me antiligjin: “Në këtë përvjetor të organizatës sonë, përulemi me nderim për kolegët tanë që flijuan për detyrën.”
Ndërsa Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, deklaroi: “Nderim dhe mirënjohje për të gjithë ju. I paharrueshëm qoftë kujtimi i të gjithë atyre që kanë rënë në krye të detyrës.”

Në përfundim të festimeve, strukturat më të rëndësishme të policisë demonstruan forcat e tyre taktike para publikut sikurse ndërhyrja në grabitjen e Muzeut apo mbarëvajtja e një proteste.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›