E Shtunë, 31 Tetor 2026

100-vjetori i Postes Shqiptare

100-vjetori i emëtimit të pullës së parë postare u bë pak muaj pas shpalljes së pavarësisë së vendit dhe prej atëherë shtetit shqiptar ka emetuar me mijëra pulla postare, koleksionimi i të cilave është pasion për shume filateliste shqiptare dhe te huaj.

Bashke me Drejtorin e Pergjithshem te Postes Arqile Gorea, Kryeministri Berisha vizitoi ekspoziten "100 vjet pulle postare shqiptare", ku ishin te ekspozuara pullat me te çmuara te filatelisteve te njohur te vendit nga Shkodra, Korca dhe Tirana. “Pas vulës së qeverisë, pulla postare ishte vula e dytë “de facto” dhe “de juro” e shtetit të ri shqiptar dhe në 100 vite pulla postare shqiptare ka pasqyruar besnikërisht Shqipërinë zyrtare dhe jo vetëm atë. Në 100 vite pulla postare është bërë  një pasqyre dhe pse jo një zëdhënëse e shkëlqyer e të gjitha fushave të jetës së këtij kombi dhe zhvillimeve të këtij vendi”, tha Berisha. Në 100-vjetorin e emetimit te pulles se pare Postare Shqiptare, Kryeministri vleresoi shnderrimin total te postes shqiptare ne keto 8 vjet, duke u bere sic tha Kryeministri Berisha pasqyre e zhvillimit modern te vendit. “Drejtimi eficent i saj, përkushtimi i punonjëve, mbëstteja që i ka dhënë asaj Qeveria ka bërë që nga një shërbim që po degradonte, që po i largohej qytetruit, nga një shërbim që realisht ishte shndërruar në  një problem, t ë jetë sot një nga shërbimet më të mira që u ofrohet qytetarëve një nga shërbimet më serioze dhe më të shpejta dhe absolutisht me teknologjinë më të lartë, një nga shërbimet më moderne që ekzsiton sot”, tha Berisha. Ne shenje mirenjohjeje per mbeshtetjen e treguar per modernizimin e Postes, e cila, vec te tjerave, ofron falas sherbimi interneti per qytetaret ne 1300 pika publike, zoti gorea i dhuroi kryeministrit Berisha pullen e pare Postare te shtetit shqiptar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›