E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 vjetori riftohen Gyl e Erdogan

Kryeministri Berisha priti Zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë, Naci Koru, i cili ndodhen në Shqipëri me rastin e hapjes së filialit të Institutit Kulturor “Jonuz Emre”, në Shkodër. Në takim u ripohua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy vendeve e kombeve. Delegacioni turk uroi kryeministrin Berisha për 100 vjetorin e pavarësisë dhe për zhvillimin e prosperitetin e mëtejshëm të Shqipërisë. Kryeministri vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve u konsoliduan më tej gjatë këtyre 100 viteve dhe i përcolli edhe njëherë presidentit Gyl dhe kryeministrit Erdogan, dëshirën e shqiptarëve që t’i mirëpresin ata, gjatë kremtimeve të viti jubile në Tiranë, si miq të mëdhenj të kombit shqiptar. Në takim u rivlerësua dhe suksesi i investitorëve dhe kompanive turke në vendin tonë, interesi i të cilave është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Duke folur pë situatën në Siri kryeministri Berisha theksoi se qeveria shqiptare dënon me forcë të gjitha aktet e dhunës të regjimit barbar të Asadit dhe çdo lloj provokacioni që ky regjim po i bën Turqisë dhe sigurisë në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›