E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

102-vjetori i Shërbimit Pyjor Shqiptar, Kumbaro: Në fokus rritja e pasurive pyjore

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Sot, shënohet 102-vjetori i Shërbimit Pyjor Shqiptar, një pasuri e çmuar kombëtare.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale u shpreh se këtë vit fokusi do të vijojë tek rritja e pasurisë pyjore.

“Në ditëlindjen e 102 të Shërbimit Pyjor Shqiptar, me fokus rritjen e pasurive pyjore siç bëmë gjatë gjithë Vitit të Pyjeve dhe e vazhdojmë në këtë sezon mbjelljesh, bashkë me edukimin e të rinjve dhe menaxhimin e pyjeve”, tha Kumbaro.

Rritja e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në mbi 21% të territorit, apo shpallja e lumit Vjosa dhe tre degëve të tij Park Kombëtar janë disa nga vendimet e qeverisë që synojnë mbrojtjen e pasurive natyrore.

Pyjet dhe kullotat mbulojnë rreth 65% të territorit të vendit ndaj dhe politikat e qeverisë janë fokusuar në ruajtjen dhe mirëmenaxhimin e tyre. Me reformën e decentralizimit pyjet dhe kullotat kanë kaluar në administrimin e bashkive.

Gjatë vitit 2024, që ishte shpallur zyrtarisht nga qeveria si Viti Kombëtar i Pyjeve, janë mbjellë më shumë se 300 mijë fidanë, ndërsa janë organizuar aktivitete sensibilizuese dhe edukuese, për krijimin e një sinergjie për pyjet dhe biodiversitetin.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›