E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

11 maji, gjashtë parti politike depozitojnë kërkesat në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhje

Gjashtë parti politike kanë dorëzuar sot dokumentacionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit.

Partitë që kanë depozituar kërkesat për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 11 maj janë Partia Konservatore, Partia Demokratike, Partia Mundësia, Partia Kristian Demokrate, Partia Demokristiane, Partia Lëvizja e Legalitetit.

Sipas afateve të caktuara nga KQZ, më 25 shkurt përfundon afati për regjistrimin e partive politike dhe komiteteve nismëtare.

Gjithashtu më 25 shkurt Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve publikon listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë.

Më 3 mars përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.

Më 12 mars përfundon afati për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve.

Më 17 mars përfundon afati për verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve.

Më 20 mars përfundon afati për plotësimin e dokumentacionit të kandidimit.

Dhe më 25 mars përfundon afati për miratimin e listave shumemërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›