11 turiste bllokohen ne kanionet e Skraparit

Policia pas nje operacioni te organizuar me shpejtesi, arriti t’i evakuoje ata ne kohe dhe tashme te gjithe jane te sigurte dhe ne gjendje te mire shendetesore.
Reshjet e nisura papritur gjate pasdites se te shtunes rrezikuan jeten e tyre, kur ata mbeten te bllokuar ne kanionet e Osumit ne Skrapar.
Turistet po vizitonin kanionet, duke perdorur mjetet e tyre personale. Pasi u ndodhen ne veshtiresi, ata njoftuan menjehere policine e cila u nis drejt vendngjarjes per t’u ardhur ne ndihme.
Turistet u shpetuan nga rreziku, pas evakuimit me litare dhe gjendja e tyre paraqitet e mire. Burime nga vendngjarja bejne te ditur se mes turisteve nuk ka te lenduar.
Kanionet e Osumit jane shnderruar ne nje pike te rendsishme turistike.Drejtori i Policise se Beratit Bernard Caushaj tha se policia shoqeroi personat drejt bregut, duke bere te mundur edhe shmangien e rrezikut per jeten e tyre.