E Diel, 1 Nëntor 2026

11 vite nga sulmet e 11 shtatorit, sot të dyshuarit para gjyqit

Pas 11 vitesh nga sulmet e 11 Shtatorit, 2001 që tronditën botën amerikane dhe mbarë njerëzimin do të nisë gjykimi i personit të dyshuar për projektimin e tyre.

Organizatori i vetëshpallur i terrorit, Khalid Sheik Muhamed, do të paraqitet sot para Tribunalit Ushtarak në Guantanamo Bej, për t`u ngarkuar zyrtarisht me krimet që bartin dënimin me vdekje.

Katër persona të tjerë, që dyshohet se kanë qenë bashkë-konspiratorë të Muhamedit, do të akuzohen po ashtu në seancën e sotme, e cila shënon fillimin e gjykimit të përbashkët ushtarak.

Gjykimi është vonuar me vite nga ndryshimet e lidershipit në Shtëpinë e Bardhë dhe mospajtimet se si dhe ku të gjykohen të akuzuarit.

Nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit në SHBA kanë humbur jetën rreth 3,000 persona.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›