E Martë, 3 Nëntor 2026

11-vjeçari me talent recitimin/ Geraldo ka nisur rrugën e bukur drejt artit prej 3 vitesh

Geraldo Dervishllari, një 11-vjeçar nga qyteti i Pogradecit, i cili ka një talent të veçantë. Ai studion në klasën e gjashtë dhe dallon nga shokët e klasës pasi reciton shumë bukur.

Këtë talent ai thotë se e ka trashëguar nga gjyshi.

“Gjyshi im ka qenë poet dhe unë kam dëshiruar shumë të jem  si ai. Ndër poezitë e tij më të preferuarat është “Ura, monument drejt shkatërrimit””.

Kursin e recitimit ai e ka nisur tek Qendra Kulturore e fëmijëve në qytetin e Pogradecit kur ishte 8 vjeç, kjo pasi nëna e tij e kuptoi talentin e Geraldos dhe vendosi që ajo të ishte shtysa e tij për të ecur në rrugën e bukur të artit.

Geraldo na rrëfen se lexon shpesh poezi dhe se poetët e tij të preferuar janë ata shqiptarë. “Vetëm gjatë verës, kam lexuar rreth 40 poezi”, tha ai.

Geraldo ka zgjedhur që talentin e tij ta ndajë me të gjithë, duke krijuar edhe një profil të vetin në rrjetin social facebook.

 “Recitali i malësorit”, poezia e Migjenit është një ndër të preferuarat e mia”, thotë Geraldo.

Gazetar: G. Sali

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›