E Diel, 1 Nëntor 2026

117.639 biznese aplikuan për certifikatë elektronike të fiskalizimit gjatë janar-tetor 2025

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Shërbimi elektronik “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit” ka regjistruar një rritje të ndjeshme të interesit të biznesit gjatë vitit 2025.

Ky shërbim mundëson pajisjen me certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit të subjekteve tatimpaguese, e cila është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet.

Gjatë periudhës janar–tetor 2025, 117.639 aplikime janë regjistruar për Certifikatë Elektronike të fiskalizimit përmes platformës e-Albania, krahasuar me 106.816 aplikime në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 10%.

Shërbimi ofron mundësinë për aplikim në çdo kohë, duke lehtësuar procesin e pajisjes me certifikatën digjitale për bizneset shqiptare në kuadër të projektit të fiskalizimit.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›