E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

12 marsi afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve, nis mbledhja e Ramës me kabinetin dhe kryesinë e PS, detaje

Në Pallatin e Brigadave, pasditen e së premtes, kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me ministrat e kabinetit qeveritar dhe kryesinë e PS, për të diskutuar mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Mësohet se në fokus të diskutimeve është lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më 12 mars.

Gjithashtu, temë e diskutimit do të jetë dhe vota e emigrantëve dhe fushata në tërësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›