E Diel, 1 Nëntor 2026

1.2 milionë euro dëm shtetit, Gjykata e Tiranës lë me "detyrim paraqitje" Sekretarin e Ministrisë së Financave

1.2 milionë euro dëm shtetit, Gjykata e Tiranës lë me

Arlind Gjokutaj, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, është lënë në masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" nga Gjykata e Tiranës. Ai u arrestua muaj më parë bashkë me dy përmbarues, pasi akuzohen se i shkaktuan shtetit dëm 1.2 milionë euro.

Gjokutaj menjëherë pas arrestimit është dërguar në spital në repartin e kardiologjisë, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

Edhe përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori i çështjeve ligjore Fatmir Hoxhaj, të cilët u arrestuan në janar 2023 bashkë me Sekretarin e Ministrisë së Financave, janë lënë në masë sigurie "Detyrim paraqitje".

“Këta shtetas kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit I. TH. [Ilir Thana], në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015”, bën me dije Prokuroria.

Organi i akuzës thotë se e gjithë vlera e përcaktuar për t’ju dhënë këtij shtetasi është e përcaktuar në kundërshtim me ligjin dhe cënon buxhetin e shtetit në rreth 1.200.000 euro, ose 1.5 miliardë lekë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›