E Hënë, 2 Nëntor 2026

13 emra për Gjykatën Kushtetuese, Gjykata e Lartë shpall listën me kandidatët magjistratë

13 magjistratë do të garojnë për Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata e Lartë shpalli sot listën e gjyqtarëve pas vakancës së krijuar nga mbarimi i mandatit të Holta Zaçajt. Mes kandidatëve janë edhe ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, komisioneri publik, Florian Ballhysa, ish-kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Denar Biba, etj.

Lista iu dërgua Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ndërkohë që të mërkurën pritet të mbahet mbledhja për pikëzimin e kandidatëve.

Lista e plotë e kandidatëve

  1. Alban Toro
  2. Alma Faskaj
  3. Asim Vokshi
  4. Denar Biba
  5. Florjan Ballhysa
  6. Genta Tafa
  7. Irena Nino
  8. Klodian Rado
  9. Lulzim Hamitaj
  10. Naureda Llagami
  11. Nurihan Meta
  12. Rezana Balla
  13. Sinan Tafaj

vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›