13 milionë lekë për partitë me mandat
23/09/2009 KQZ-ja rillogarit fondet e partive në varësi të rezultatit të zgjedhjeve
Sipas Kodit, kjo shumë do të kthehet nga pesë subjektet humbëse
Subjektet zgjedhore që arritën të fitonin mandate në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, do të përfitojnë fonde shtesë në kurriz të atyre që i humbën këto zgjedhje. Sipas vendimit që mori dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike do të përfitojë 6182174 lekë, Partia Socialiste 5909431 lekë, Lëvizja Socialiste për Integrim 363657 lekë, Partia Republikane 90914 lekë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim 90914 lekë. Këto shuma i përfitojnë nga ndarja sipas përqindjeve që kanë marrë në këto zgjedhje të 12 milionë e 728006 lekëve. Kjo shumë do t’u mbahet pesë subjektet zgjedhore që morën pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit, por që nuk fituar asnjë mandat. Sipas Kodit Zgjedhor, ato janë të detyruara të kthejnë shumën e përfituan në llogarinë e KQZ-së. Konkretisht Partia Socialdemokrate është e detyruar të kthejë 5136667 lekë, Partia Agrare Ambientaliste është e detyruar të kthejë 2644556 lekë, Partia Aleanca Demokratike është e detyruar të kthejë 1920479 lekë, Partia Demokracia Sociale është detyruar të kthejë 1711151 lekë dhe Partia Demokristiane është e detyruar të kthejë 1315153 lekë. Gjithashtu për këtë rast ligji për zgjedhjet parashikon që në rast të moskthimit të fondeve pa shkaqe të përligjura KQZ-ja i kërkon Ministrit të Financave që të urdhërojë Zyrën e Thesarit që këto shuma t’i mbajë nga fondet e tjera buxhetore që përfitojnë këto parti dhe t’i kalojë ato në buxhetin e KQZ-së. Ato humbasin të drejtën e financimeve të tjera nga fondet publike për një periudhë kohe jo më pak se 5 vjet si dhe nuk regjistrohen si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e radhës, pavarësisht llojit të tyre, as vetëm dhe as si pjesë e ndonjë koalicioni. Pavarësisht këtyre, nëse subjektet që aktualisht kanë mandate në Parlament do të mund t’i marrin lekët që do t’u rishpërdahen, kjo do të ndodhë kur KQZ-ja t’i marrë ato nga Buxheti i Shtetit. KQZ-ja rrëzoi dje me shumicë votash propozimin e anëtarit Pandeli Varfi. Ai propozoi që paratë duhet t’i kthejnë vetëm partitë që kanë garuar të vetme në zgjedhje dhe nuk kanë marrë asnjë mandat në zgjedhjet e qershorit. Ai e arsyetoi këtë mbi faktin se element parësor kanë qenë koalicionet dhe partitë që kanë marrë pjesë në një koalicion mund të konsiderohen të gjitha parti që kanë mandat, sepse votat e tyre kanë prodhuar mandate. Për zgjedhjet parlamentare qeveria vuri në dispozicion të subjekteve zgjedhore një fond prej 65 milionë lekë. Sipas Kodit Zgjedhor, 50 % e kësaj shume (32.5 milionë lekë) u nda ndërmjet partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore dhe që kanë mandate në Kuvend. Ndërsa gjysma tjetër mes partive politike të regjistruara si subjekt zgjedhor dhe që në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin kanë marrë jo më pak se 2 vende në Kuvend në raport me votat e marra prej tyre në shkallë kombëtare.
Deklarata e kreut Llalla
“ILDKP e gatshme të hetojë financimet e partive”
Një ditë pas shqetësimit të “Transparency International Albania” për transparencën e financimit të subjekteve zgjedhore në fushatë zgjedhore, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Kreu i saj, Adriatik Llalla, gjatë një prononcimi për mediet u tregua i gatshëm për të marrë përsipër një hetim të tillë, nëse Kuvendi do t’ia jepte këtë përgjegjësi. Ai tha se ILDKP-ja tashmë ka krijuar përvojën e duhur mbi hetimin administrativ dhe mendon se, nëse ligjvënësi mendon se mund t’ia japë këtë përgjegjësi, ai do ta përballojmë me sukses. “ILDKP e ka shtruar këtë çështje për diskutim disa muaj më parë në Komisionin e Ligjeve dhe mund të shprehem se institucioni ynë i ka tashmë kapacitetet e duhura investiguese dhe bazën logjistike për përballimin e një sfide të tillë. Natyrisht, kjo vendoset nga ligjvënësi. Është një sfidë e rëndësishme, pasi duhet hetuar burimi i financimeve që vijnë në fushata për partitë politike nga burime të ndryshme dhe të shumta”, - theksoi Llalla. ILDKP-ja është një institucion i themeluar disa vjet më parë për hetimin e të ardhurave të zyrtarëve të lartë.