E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

13 vjeçari kreu masakër në Beograd/ Prokuroria: S’do ndiqet penalisht për shkak të moshës

Kosta Keçmanoviç, nxënësi i klasës së shtatë të shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, cili kreu masakrën në ditën e sotme, nuk do të ndiqet penalisht për të moshës së tij.

Ai ekzekutoi me armë zjarri 8 nxënës dhe një punonjës të sigurimit, ndërsa la të plagosur rëndë edhe 6 nxënës si dhe një mësues.

Sipas Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, bëhet e ditur se në bazë të Ligjit për të Mitur, ligji penal nuk e ndëshkon autorin pasi ai nuk e ka kaluar moshën 14 vjeç.

Adoleshenti që dyshohet se vrau 9 persona kishte kishte bërë një listë me personat që do të ekzekutonte.  

“Sipas urdhrit të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, babait të këtij djali, V.K. (48), i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale kundër Sigurisë së Përgjithshme“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria ka marrë në pyetje të Kosta Keçmanoviqit në prani të një punonjësi të Qendrës për punë sociale ndërsa po hetohet e gjithë ngjarja.

Prokuroria po heton të gjitha rrethanat e këtij rasti, si e ka marrë armën, si dhe motivet e këtij krimi të rëndë. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›