14 vjeçarja përdhunohet në autobus

Hetimet janë duke vazhduar, pasi një vajzë adoleshente është përdhunuar nga dy burra në një autobus në Glasgow.
Sulmi ndodhi në pjesën e sipërme të autobusit, afër qendrës tregtare Silverburn në Pollok, Glasgow, rreth orës 22:30.
14-vjeçarja ishte me një mike, kur ajo ishte sulmuar dhe përdhunuar nga dy burra.
Policia ka apeluar për udhëtarët e tjerë që të japin dëshmitë e tyre.
Detektivët thanë se tha vajza ishte futur në bisedë me dy burra që kishin hipur në autobusin në qendër të qytetit.
Shoqja e saj, poashtu 14 vjeçare, shkoi për të parë pse po vonohej, kur ndërkohë ajo lëshoi alarmin te pasagjerët tjerë.
Një grua dhe dy burra i erdhën në ndihmë vajzave.
Pasagjerët kanë thënë se kanë pritur me vajzat derisa morën një autobus./Indeksonline/