‘Nata e fundit...’ në TKK
Shfaqja "Nata e fundit në Goli Otok" shfaqet në Teatrin Kombëtar të mërkurën më 22 shkurt, duke filluar në orën 20:00.
Shfaqja është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT në dramatizim dhe regji të Xhevat Qorraj, në tekst të Mehmet Kajtazit dhe në interpretim të aktorëve: Mentor Zymberaj, Selman Lokaj dhe Asllan Hasaj.
Kjo shfaqje shënon rekordin e shfaqjes si në numrin e reprizave ashtu edhe jetëgjatësinë e saj, e cila jeton plot 21 vite në skenën teatrore që është rast i rrallë jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet rajonale dhe më gjerë.
Kjo shfaqje është pjesëmarrëse dhe laureate në shumë manifestime e festivale mbarëkombëtare e ndërkombëtare.