E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Old Timer”-at pushtuan Prizrenin

Edhe në këtë vit, sikurse në vitet e mëparshme, “Old Timer” nga shumica e vendeve të Ballkanit kanë vizituar Prizrenin. U panë makina të ndryshme, përderisa pjesëmarrësit thanë se ta mbash një makinë të vjetër, megjithatë është e vështirë.

Dita më plot shi nuk kishte ndaluar udhëtimin e dhjeta automjeteve klasike që të vizitonin përsëri qytetin e Prizrenit dhe aty të ndalin e të pinë nga një kafe dhe për të ngrënë ndonjë qebap, për festivalin e makinave klasike “Oldtimer Fest”.

Kjo nuk është hera e parë që Prizreni është nikoqir i pritjes së këtyre automjeteve, pasi që “Oldtimer” po hyn në edicionin e tretë të tij..

Mercedes, Wolksvagen dhe plot prodhime të tjera u ekspozuan në këtë defilim, përderisa aty nuk munguan as “Oldtimerat”e kosovarëve, të cilët kishin ruajtur me fanatizëm makinat e tyre.

Mysafirë në këtë edicion kishte edhe nga Bosnja dhe vende të tjera të Ballkanit, përderisa një sarajevas me emrin Senad kishte udhëtuar nga Sarajeva me një tip të llojit "Triumf Speed Fire", të prodhuar në vitin 1975.

“Oldtimer” të tjerë që kanë marrë pjesë në “Oldtimer Fest” kanë qenë edhe makinat nga sallonet “Solin” në Split dhe “Eko” nga Hercegovina.

Udhëtimi dhe festivali organizohet nga “Oldtimer Prizren”, themelues i të cilit është Ehat Oreshka.

Në këtë edicion ishin 40 vetura klasike, 25 prej të cilave ishin pronë e mysafirëve nga Sllovenia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia e Vojvodina, kurse 25 të tjera nga Kosova.

Gjysma e tyre kanë udhëtuar për në Shqipëri, ku priten që atje të defilojnë për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›