“Vikend Shpija”
Nga Express më 15 qershor 2011 në ora 13:18
Fundjavën e ardhshme pritet të startojë emisioni më i ri “Vikend Shpija”. Ky emision do të jetë me të njëjtin format sikurse “Vip Shpija”, por të ftuarit do të qëndrojnë vetëm 48 orë brenda emisionit, pra vetëm për vikend.
Organizatorët e këtij emisioni kanë treguar se mysafirët apo VIP-at, të cilët do të jenë të përzgjedhur, do të kenë një temë të caktuar, të cilën ata do ta diskutojnë gjatë këtyre orëve.
Në "Vikend Shpija" priten të hyjnë futbollistët e vendit tonë të gjeneratës së artë, të cilët do të diskutojnë për futbollin.