E Martë, 3 Nëntor 2026

150-300 euro nata mes Tiranës, goditet rrjeti i prostitucionit. Në pranga venezuelasi, si vepronte grupi përmes internetit

Policia ka goditur një rrjet të prostitucionit duke vendosur në pranga një venezuelas që ishte edhe organizatori kryesor i këtij rrjeti si dhe një person tjetër po shtetas i huaj.

Gjithashtu, policia ka proceduar penalisht edhe një 19-vjeçar, që kishte ardhur në Shqipëri, për të ushtruar prostitucion. 

Sipas policisë, rrjeti i prostitucionit kishte krijuar një faqe në internet përmes së cilës krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.

 “Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi G. J. shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›