16 efektive te policise do trajnohen ne Hungari

Policia e Shtetit
Tirane 16 mars 2011 NOA 8211 16 efektive te strukturave te ndryshme te Policise se Shtetit do te marrin pjese ne sesionin e 80-te te trajnimit qe zhvillohet ne Akademine Nderkombetare te Zbatimit te Ligjit ILEA ne Hungari. Ky trajnim mundesohet per policet shqiptare nga Departamenti i Drejtesise se Shtetit Amerikan nepermjet Programit ICITAP dhe do te zhvillohet nga data 21 Mars 8211 deri 12 Maj 2011 ne kryeqytetin e Hungarise Budapest.
Ne ceremonine e zhvilluar ne mjediset e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit per 16 efektivet e perzgjedhur Drejtori i Pergjithshem Hysni Burgaj falenderoi qeverine amerikane dhe misionin ICITAP per kontributin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme qe i kane dhene Policise se Shtetit vecanerisht ne fushen e trajnimeve.
Burgaj i kerkoi perkushtim maksimal gjate trajnimit efektiveve te perzgjedhur duke theksuar se dijet qe do te merren gjate ketij kursi te nivelit te larte do te ndikojne pozitivisht ne luften kunder krimit dhe ne menyre te vecante kunder krimit te organizuar. Ai i uroi suksese punonjesve te policise dhe u apeloi atyre qe te kontribuojne pozitivisht per arritjen e rezultateve te organizates se policise.
Ne kete ceremoni ishte edhe shefi i Zyres Rajonale te Sigurise ne Ambasaden Amerikane ne Tirane Barry Hale i cili evidentoi edhe rendesine e ndjekjes se programit te ILEA-s.
ILEA eshte nje nder programet me te rendesishme policore qe ofron departamenti i Shtetit Amerikan. Behet fjale per nje bashkepunim te shume organizatave te zbatimit te ligjit nga e gjithe SHBA. Qe prej fillimit te implementimit dhe zbatimit te programit ILEA ne Shqiperi e deri ne ditet e sotme me shume se 100 oficere te policise shqiptare kane pasur mundesine te marrin pjese ne programin baze te ILEA-s tha Hale.
mit/NOA
Lajme te ngjashmeICITAP Facilitates Donation of Bullet-Resistant Vests to the Albanian State PoliceArvizu Para drejtesise organizatoret protestuesit pergjegjesit e vrasjeveQeveria Amerikane dhe ICITAP i dhuron Policise se Shtetit jeleke anti-plumb Topi sot ne Hungari takime me kreret e larteICITAP dhe OSBE kurorezojne trajnimet e Policise se Shtetit Lidhje16 efektive Akademine Nderkombetare te Zbatimit te Ligjit Barry Hale Budapes Hungari hysni burgaj ICITAP ILEA krimit te organizuar luften kunder krimit policise se shtetit programi trajnimit