E Martë, 3 Nëntor 2026

17 viktima pasi treni doli nga shinat në Lisbonë, Begaj mesazh ngushëllimi: I trishtuar nga ngjarja tragjike

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi sot për ngjarjen tragjike në Lisbonë, ku 17 persona mbetën të vrarë pasi treni historik ‘Gloria’ doli nga shinat.

Presidenti shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa uroi shërim të shpejtë për të lënduarit.

“I trishtuar nga incidenti tragjik në Elevador da Glória në Lisbonë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet që kanë pësuar një humbje të tillë. Mendimet e mia janë me të lënduarit, të cilëve u uroj një shërim të shpejtë dhe të plotë”, – shkroi Presidenti Begaj në profilin e tij në platformën X.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›