E Hënë, 2 Nëntor 2026

18 persona ende të zhdukur nga shpërthimi në fabrikën e municioneve Tenesi, autoritetet: Nuk presim të gjejmë të mbijetuar

Asnjë i mbijetuar nuk pritet të gjendet pas shpërthimit të madh në një fabrikë municionesh në Tenesi, SHBA, teksa 18 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Ekipet e kërkim-shpëtimin janë ende zonë, por shpresat për të gjetur të mbijetuar janë thuajse zero, tha sherifi i qarkut Humphreys Chris Davis.

Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, teksa objekti është i specializuar në zhvillimin dhe prodhimin e eksplozivëve.

Zyrtarët thanë se mbeturinat nga shpërthimi u shpërndanë për gjysmë milje rreth vendit ku dikur qëndronte ndërtesa. Accurate Energetic Systems (AES), e cila drejton impiantin, ka pezulluar operacionet e saj.

FBI është gjithashtu në vendngjarje duke kryer teste të shpejta të ADN-së për të identifikuar viktimat dhe për të njoftuar familjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›