E Hënë, 2 Nëntor 2026

18-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin e tij në Dibër

Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Dibrës pasi akuzohet se ka goditur me thikë një bashkëmoshatar.

Uniformat blu informojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen  “Kamen”, në qytetin e Peshkopisë.

Pas një konflikti mes 18-vjeçarëve, shtetasi O.K ka goditur me thikë shtetasin F.K.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe hetimeve të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.H., 18 vjeç, banues në Peshkopi”, informoi policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›