E Enjte, 5 Nëntor 2026

18-vjeçari përplas për vdekje punonjësin e pastrimit tek “Shkëmbi i Kavajës”, plagosen dy vajza

Një 50-vjecar punonjës pastrimi dhe gjelbërimi, humbi jeten ne Durres pasi u godit nga nje mjet qe drejtohet nga nje djal i ri.

Behet fjale per nje 18-vjecar i cili udhetonte me nje mjet bashke me dy vajza ne zonen e quajtur “Shkembi i Kavajes”.

Makina qe drejtohej nga Brajan Hoxha u perplas me ambjentet e jashtme të një hoteli, ku ishte duke punuar, 50 vjecari.

Perplasja ishte fatake per punonjesin Bardhyl Beqiri qe gjeti vdekjen, dy vajzat qe ishin ne mjet u plagosen, ndersa drejtuesi i makines u shoqerua ne polici.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në vëndin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.

Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›