E Martë, 3 Nëntor 2026

18-vjeçari shqiptar bie nga lartësia në kantierin e ndërtimit, në gjendje të rëndë në spital

Një 18-vjeçar shqiptar është aksidentuar ditën e sotme ndërsa punonte në një kantier ndërtimi në Milano.

Mediat italiane raportojnë se 18-vjeçari shqiptar ka rënë nga 10 metra lartësi ndërsa ishte duke punuar në Via Senato 13 në Milano.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:00.  Sipas mediave i riu shqiptar po punonte për rikonstruksionin e godinës, por ende nuk dihet ekzaktësisht rrethanat e ngjarjes.

Ai është dërguar menjëherë në spital ku ndodhte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra.

/Vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›