E Shtunë, 31 Tetor 2026

1800 palestineze te bllokuar ne Rafah

1800 palestineze, mes te cileve 800 te plagosur, jane bllokuar ne piken e kalimit te Rafahut ne kufirin mes Egjiptit dhe Rripit te Gazes.

Kalimi i tyre eshte ndaluar nga autoritetet egjiptiane, ne pritje te firmosjes se marreveshjes se armepushimit mes Izraelit dhe Hamasit, njoftuar se do te kryhet mbremjen e se dieles ne Kajro.

Rihapja e vendkalimit kufitar, eshte nje prej kerkesave kryesore te levizjes integraliste palestineze. Nga negociatat e deritanishme eshte vendosur hapja e tri pikave te tjera kufitare mes Gazes dhe Izraelit.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›