19 vjet pluralizem, debate ne Top Story

“Nje tubim politik eshte politik, dhe nuk mund te kryehet jashte kontekstit politik. Ata njerez ishin aty per t’i pohuar dhe afirmuar zgjedhjet e lira. Ceshtja e kutive i perket PS-se dhe une nuk jam i gatshem te diskutoj. Kerkesa e pare dhe thelbesore per zgjedhje te lira u realizua. Ne kemi patur mangesi me zgjedhjet e lira te certifikuara nga faktoret nderkombetare”, eshte shprehur Arben Imami.
Nderkaq perfaqesuesi i Partise Socialiste ka paralelizuar mitingun e 8 dhjetorit i cili sipas tij nuk ndryshon me mitingun e Partise se Punes pas hapjes se ambasadave.
“Ne logjiken time, mitingu i 8 dhejtorit nuk perkujtonte asgje. Ka paralele me mitingun e organizuar nga Partia e Punes pas hapjes se ambasadave, kur sheshi u mbush me urdher me te njejtin entuziazem per te denuar ata njerez qe hapen “kutine” per te dale ne perendim. Ironia e sotme eshte se PD, per shume arsye, eshte kthyer ne frenuese, i eshte vene ne diskutim edhe identiteti si parti e se djathtes shqiptare”, deklaroi Majko.