E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi hedh vështrimin drejt “Bernabeut”...

Sot, ndaj Portos nis edicioni i ri për të besuarit e Karlo Ançelotit, të cilët e kanë filluar kampionatin anglez me pesë fitore në pesë ndeshjet e para.

Kryesuesit e Premier Ligës kanë qenë në pesë nga gjashtë gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve vitet e fundit, por kanë arritur të shkojnë vetëm një herë në finale. Këtë sezon ata kanë mundësinë më të mirë për të fituar të parin titull të Ligës së Kampioneve në gjithë historinë e klubit.

Çelsi do të ketë disa mungesa në ndeshjen e sotme. Kështu, Didier Drogba dhe Hoze Bosingva janë të skualifikuar, kurse Deko, Zhirkov dhe Xho Kol ndodhen në infermieri. Ndërkohë, autori i golit të fitores në minutën e 94-t të shtunën ndaj Stokes, Maluda, pritet ta nisë këtë ndeshje si titullar.

Formacionet e mundshme:

Çelsi 4-1-3-2
Çeh; E. Kol, Karvalho, Terri, Ivanoviç; Esien, Maluda, Lampard, Balak; Anelka, Kalu
Trajner: K. Ançeloti

Porto 4-4-2
Helton; Pereira, Rolando, Fusile, Alvesh; Varela, Beluski, Meireles, Fernando; Hulk, Falkao
Trajner: Ferreira

Në takimin tjetër të grupit D, spanjollët e Atlettiko Madridit do të presin në stadiumin “Visente Kalderon” kampionët e Qipros, Apoel Nikozian, ku aktivizohet mesfushori shqiptar, Altin Haxhi.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›