20 detaje nga 4 javet e para

Me perfundimin edhe te ndeshjeve te javes se katert Superliga mbylli muajin e pare futbollistik te Kampionatit te 72-te Kombetar. Gjate 24 ndeshjeve te para nga 198 takime qe ka ne total edicioni i ndare ne tri faza me nga 66 ndeshje secila panorama e ofruar eshte shume intriguese si nga ekipet pretendente tashme jo vetem nga kryeqyteti rezultatet e takimeve sagen e trajnereve apo dhe nga denimet e skuadrave.
1. NDESHJET
Nga 24 ndeshjet e zhvilluara deri tani 12 fitore u perkasin ekipeve vendase 50 per qind 4 fitore kane marre ekipet udhetuese 17 per qind dhe 8 takime 33 per qind te tjera jane mbyllur ne barazim.
2. RENDITJET
Renditjen pas kater javeve te para e kryeson i vetem Flamurtari me 10 pike i ndjekur nga Skenderbeu dhe Dinamo me nga 9 pike. Ne ndeshjet brenda jane pese ekipe qe kane marre pike te plota. Ne ndeshjet jashte eshte serish Flamurtari qe ka marre me shume pike 4.
3. FITORE-HUMBJE
Flamurtari Skenderbeu dhe Dinamo jane skuadrat qe kane regjistruar me shume fitore secila nga 3. Nga ana tjeter asnje fitore kane regjistruar kater skuadra Kastrioti Bylisi Teuta dhe Besa. Vetem dy ekipe nuk kane pesuar humbje Flamurtari dhe Kastrioti.
4. FITORE NE TAVOLINE
Nga 24 ndeshjet dhe 16 fitoret e arritura njera prej tyre eshte fiksuar me rezultat tavoline. Eshte pikerisht ndeshja e javes se pare Besa-Skenderbeu 2-0 e nderprere ne minuten e 88-te kur rezultati origjinal ishte 1-0 me eurogolin e Markovicit.
5. REKORD ORIGJINAL
Kastrioti mund te konsiderohet si ekipi me rekordin unik te ketyre javeve te para kater ndeshje kater barazime. Ne shtepi 0-0 me Vllaznine dhe 0-0 me Tiranen. Ne transferte 2-2 me Shkumbinin ne Qemal Stafa dhe 1-1 me Elbasanin ne Ruzhdi Bizhuta.
6. PA PIKE
Bylisi i Ballshit eshte i vetmi ekip qe nuk ka mundur te grumbulloje qofte dhe nje pike te vetme ne kater ndeshjet e para kater humbje nje ne shtepi me Elbasanin dhe tri ne transferte me Vllaznine Tiranen dhe Flamurtarin.
7. GOLAT E SHENUAR
Ne 24 ndeshjet e para jane shenuara ne total 47 gola me nje mesatare prej 1.98 gola per ndeshje. Ekipet vendase kane shenuar 29 gola ndersa ato udhetuese 18 te tilla pershire dhe rezultatin 2-0 ne tavoline te Skenderbeut me Besen ne javen e pare.
8. SKANERI I GOLAVE
Nga 47 golat pese prej tyre jane realizuar me penallti nderkohe qe jane humbur tre penallti ne nje rast nje lojtar ka shenuar 3 gola brenda nje takimi Bekim Kuli i Shkumbinit kunder Skenderbeut dhe ne tre raste jane shenuar nga nje lojtar dy gola.
9. RENDIMENTI I GOLAVE
Ne javen e pare u shenuan 14 gola 2.33 gola per ndeshje ne javen e dyte 13 2.16 gola per ndeshje ne javen e trete 15 gola 2.5 gola per ndeshje dhe ne javen e katert vetem 5 gola 0.83 gola per ndeshje.
10. GOLASHENUESIT
Bekim Kuli i Shkumbinit me kater golat e tij kryeson renditjen e golashenuesve. Tete lojtare kane realizuar nga 2 gola. 24 lojtare kane shenuar nga 1 gol. Ramazani i Elbasanit ka shenuar nje autogol ne favor te Bylisit.
11. GOLASHENUESIT E HUAJ
Jane 11 lojtare te huaj qe kane shenuar te pakten nje gol ne keto kater jave. Nga dy gola kane shenuar Ivan Jolic i Skenderbeut dhe Pero Pejic i Tiranes qe te dy kroate. Nente te tjera kane shenuar nga nje gol Ristevski Rajovic Jovanovic Popovic Djarmati Babic Soza dhe Martinena.
12. ME SHUME GOLA
Takimi Vllaznia-Bylis java e pare ka prodhuar me shume gola gjate 90 minutave 5 gola ne rezultatin 3-2. Me pas vijne ndeshjet Shkumbini-Skenderbeu 3-1 4 gola dhe Shkumbini-Kastrioti 2-2 4 gola. Me me shume gola te shenuar rezulton Skenderbeu 6 dhe me me shume gola te pesuar Bylisi 8.
13. FUSHAT E DENUARA
Ne kete fillim sezoni jane tri fusha te denuara ku do te zhvillohen ndeshjet pa pranine e shikuesve. Stadiumi i Beses eshte pezulluar kater ndeshje per takimet brenda Ruzhdi Bizhuta i Elbasanit dy ndeshje dhe Adush Muca i Bylisit po dy ndeshje.
14. LOJTARET E HUAJ
Ky eshte sezoni me me shume lojtare te huaj nisur edhe nga fakti se nje skuader mund te kete deri ne tete futbolliste jo shqiptare. Jane 62 te tille. Skenderbeu eshte skuadra kampione me nente lojtare te huaj ndersa Teuta ajo qe ka me pak vetem 1.
15. GJEOGRAFIA E LOJTAREVE
Lojtare te huaj nga tre kontinente luajne ne Kategorine Superiore perfshire Europen Afriken dhe Ameriken Latine. Serbe kroate boshnjake malazeze maqedonas letoneze senegaleze argjentinas
16. KARTONET
Deri tani jane dhene 116 kartone te verdhe mesatarisht dhe 4.8 kartone per ndeshje si dhe 6 kartone te kuq 0.25 kartone per ndeshje. Kartonin e pare te kuq e ka marre lojtari i Elbasanit Hetlem Capja.
17. TRAJNERET E LARGUAR
Saga e kokeprerjeve te trajnereve nisi me Mirel Josen e Shkumbinit. Tekniku kampion me Tiranen ne sezonin 2003-2004 u shkarkua pas javes se dyte. Ilir Spahiu i Bylisit u shkarkua pas javes se trete dhe Shpetim Duro dha doreheqjen nga Besa pas javes se katert.
18. TRAJNERET ZEVENDEUES
Tekniku i ri i Beses Perparim Daiu eshte trajneri i trete zevendesues pas kater javeve te ketij edicioni te Superliges pas Agim Canajt te Shkumbini pasoi Mirel Josen dhe maqedonasin Nikola Ilievski te Bylisi pasoi Ilir Spahiun.
19. TRAJNERET E HUAJ
Sezonin e nisen dy trajnere te huaj argjentinasi Luis Manuel Blanko i Dinamos dhe malaziasi Mojash Radonjic te Vllaznia. Ne javen e peste do te ulete ne bankinen e Bylisit trajneri maqedonas Nikola Ilievski duke e cuar kete numer ne tre.
20. TRAJNERET KAMPIONE
Nga 15 trajneret e 12 skuadrave perfshire dhe tre trajneret e larguar dhe ata te skalionit te dyte vetem tre prej tyre kane mundur te fitojne me pare nje titull kampion. Shkelqim Muca 4 here me dy skuadra Sulejman Starova te Tirana 2 here/2 skuadra dhe Mirel Josa 1 here.
SUPERLIGA 2010-2011
LEVIZJET E TRAJNEREVE
Shkumbini Mirel Josa nga java 1-2 Agim Canaj nga java e 3-te
Bylisi Ilir Spahiu nga java 1-3 Meto java e 4-t Nikola Ilievski nga java 5-te.
Besa Shpetim Duro nga java 1-4 Perparim Daiu nga java e 5-te
LOJTARET E HUAJ SIPAS EKIPEVE
Skenderbeu 9
Besa 7
Bylis 7
Dinamo 7
Kastrioti 7
Vllaznia 5
Elbasani 4
Laci 4
Shkumbini 4
Tirana 4
Flamurtari 3
Vllaznia 1
Totali 62 lojtare
- Te dhenat jane marre nga Sektori i Garave prane FSHF-se
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure 22 Shtator 2010