20 vitet e legjendës, Giggs i madh si dikur

Ryan Giggs padyshim që mbetet njëri nga futbollistët më të mirë që ka njohur Premierliga Angleze. Legjendai uellsian i Manchester United është plot 39 vjeçar por që vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës së Alex Ferguson.
Në prag të superderbit Manchester United-Liverpool, mediat angleze e kanë krijuar një album me fotot e Giggs ndër vite në 20 vitet e tij të karrierës në Manchester United.
Pikërisht Liverpool është skuadra që Giggs ka luajtur më së shumti ndaj një skuadre në Premierligë, plot 35 herë duke shënuar 4 gola.
Giggs ka debutuar 20 vite më parë te Manchester United në edicionin 1993-1994 në ndeshjen ndaj Evertonit. Që nga ajo kohë në fanelat e kësaj skuadre janë ndërruar 4 sponzorë, Sharp, Vodafone, AIG dhe AON./Indeksonline/