E Hënë, 2 Nëntor 2026

200 apartamente për familjet e prekura nga tërmeti, Sako: Grupe pune për gjimnazin “Gjergj Kastrioti”

6 vite pas tërmetit në Durrës, kryebashkiakja Emiriana Sako flet për ecurinë e procesit të Rindërtimit dhe çfarë po ndodh në qytetin e Durrësit. Sako bëri të ditur se rreth 200 familje të mbetura të pastreha nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019 kanë marrë çelësat e apartamenteve të reja në lagjen e re të Spitallës, ku me fondet e Emirateve të Bashkuara Arabe u ndërtuan 996 apartamente.

“Prej muaj shtator ne kemi filluar të ndajmë çelësa në lagjen e re të rindërtimit dhe rreth 20 familje kanë tërhequr tashmë çelësat e apartamenteve të reja. Jemi në proces dhe shpresojmë që lagja e re të jetëzohet shumë shpejt.” – u shpreh kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako.

Ndërkohë, i vetmi gjimnaz që ende nuk ka nisur së rindërtuari në Durrës, për shkak të gjetjeve mjaft të rëndësishme arkeologjike, është ende në fazën e realizimit të projektit. Sipas Sakos, shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti” do të jetë i vetmi institucion arsimor në rajon që do të bashkëjetojë me një monument kulture.

Gjatë këtyre 6 viteve janë rikonstruktuar një numër i konsiderueshëm objektesh dhe janë drejt përfundimit një pjesë e tyre, të cilat kanë filluar vitet e fundit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›