200 ditë pas rekomandimit të statusit, Berisha: Do ta shembim murin e bllokimit me 23 qershor
200 ditë, pasi KE rekomandoi për Shqipërinë marrjen e statusit kandidat, Kryeministri Berisha ka akuzuar liderin e opozitës si përgjegjësin kryesor për bllokimin e ëndrrës së shqiptarëve. Në një bashkëbisedim me gratë dhe vajzat të karrierës në qytetin e Elbasanit, Berisha i ftoi pikërisht ato të shndërrohen në arkitektet e fitores së aleancës së djathtë në 23 qershor për të shembur murin e bllokimit të Shqiperise ne Bashkimin Europian.
Ne hoqëm vizat kur lideri i opozitës bëri gjithcka kundra tyre, ne bëmë gjithcka për reformat e integrimit, ndarsa lideri i opozitës e pengoi 200 ditë me radhë votimin e tre ligjeve për statusin si kurre ndonjehere tjeter ndokush ne Europe dhe e ka bere kete vetem per perfitimin e tij politik. Ai, me kete bllokim te statusit te vendit kandidat, ka privuar shqiptaret nga qindra milone euro investime te Komisionit Europian dhe investitoreve private nga vendet anetare te BE dhe krijimin e dhjetra mijëra vendeve te punes. Me bllokimin e statusit te vendit kandidat per Shqiperine z. Rama ka bllokuar te drejten e perfitimit te pensionit te dhjetra mijra emigranteve shqiptare, te drejten e studimit te mijra e mijra te rinjve shqiptare ne vendet anetare te BE. Por 23 qershori po vjen. Qytetaret shqiptare me voten e tyre do te shembin murin e fundit te bllokimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Shpreh mirënjohjen ndaj kontributit tuaj të madh dhe shpreh bindjen se ju do jeni arkitetktet e fitores në 23 qershor tha Berisha.