E Shtunë, 31 Tetor 2026

200 mije euro per prishjen e denimit me burg perjete

Prokuroria e Tiranes Pas kesaj informate zbuluam abuzimin ne Gjykaten e Krujes

Njesia Task-Force ne Prokurorine e Tiranes ka rene ne gjurmet e tentativave per lirimin nga burgu te te denuarve perjete kundrejt ryshfetit qindra mijera euro. Hetimet per kancelaren e Gjykates se Krujes Flutura Meco e cila akuzohet se liroi nje te denuar nepermjet ryshfetit nuk jane te vetmet. Burime nga Prokuroria e Tiranes thane per gazeten Shqip se persona jashte sistemit te burgjeve kane ndermjetesuar per lirimin e nje te denuari me burgim te perjetshem. Ky i fundit emri i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimore ka ndermjetesuar me persona jashte sistemit te burgjeve duke u premtuar 200 mije euro per lirine me pafajesi. Hetimet kane nisur nga Task-Forca me referimin e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Drejtesise. Ky institucion kishte rene ne gjurmet e nje informacioni se nje i denuar perjete kishte marre nje propozim per lirimin nga burgu. Personat e hetuar kundrejt 200 mije eurove do te influenconin te Gjykata e Larte per te prishur vendimin e fajesise. Megjithate lirimi i tij nuk eshte bere pasi Gjykata e Larte nuk e ndryshoi vendimin. Burimet nga Prokuroria e Tiranes thane se hetimi i kancelares doli ne kohen e pergjimeve ndaj seksereve te dyshuar per mashtrime ne shuma te medha.

Kancelarja

Njera nga te arrestuarat e operacionit te koduar Liria ne prove Adriana Xeba me detyre inspektore e regjimit te brendshem te Spitalit te Burgut prane QSUT-se ka pranuar akuzat dhe ka treguar para hetuesve skemen dhe menyren e lirimit te personave te denuar kundrejt pagesave. Sipas saj Edison Harizaj eshte liruar ne fund te muajit korrik te ketij viti pasi vuante nga nje semundje ne stomak. Akuza dyshon se ky person nuk vuan nga ndonje semundje dhe nen hetim jane marre mjeket qe diagnostifikuan me raport fals Harizajn nderkohe qe ka dyshime se edhe punonjesit e sherbimit te proves kane abuzuar me detyren.

Skema

Hetuesit e ceshtjes thane se i liruari nga burgu me korrupsion Edison Harizaj eshte vetedorezuar dy net me pare ne qytetin e Vlores. Pasi kishte marre informata per operacionin ai i eshte servirur policise ndersa kjo e fundit e ka arrestuar deri ne sqarimin e rrethanave te ngjarjes. E gjithe historia ka nisur nga miqesia qe Harizaj ka pasur me Admir Tafilin i arratisur disa dite me pare pas nje vizite ne vendlindje Shkoder. Sipas te dhenave hetimore Tafili kishte miqesi me policen e burgjeve. Kjo e fundit i kishte premtuar se do ta ndihmonte pasi ishte shoqe me kancelaren e Gjykates se Krujes. Nga hetimi ka rezultuar se meqenese Harizaj kishte me shume se dy vjet burg per te kryer ligji thote qe mund te lirohej me kusht ose me qendrim ne shtepi. Po sipas hetimeve fillimisht jane dhene dy milione leke te vjetra per uljen e 3 muajve te denimit. Arsyeja e uljes ka qene per sjellje te mire. Nje milion leke jane mbajtur nga kancelarja e gjykates ndersa pjesa tjeter nuk dihet se kujt i eshte dhene. Me kete skeme Harizajt i kishin mbetur me pak se dy vjet burg. Per te mundesuar lirimin e tij nga burgu ai ka sajuar semundjen ne stomak. Hetuesit thone se nuk eshte e qarte nese raporti mjekesor ndodhet ne dosjen hetimore. Megjithate prokuroria ka kerkuar te verifikoje fashikullin. Hetimet kane vijuar edhe per te hollat qe jane paguar per daljen e tij nga burgu. Mesohet se shtate milione do te merrnin gjyqtaret qe do te jepnin vendimin. Nderkohe prokuroria mund te filloje edhe nje hetim ndaj gjyqtareve qe vendosen lirimin pasi vendimi i dhene nga gjykata ka permbushur premtimin qe sekseret i kishin thene te denuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›