E Shtunë, 31 Tetor 2026

2007-a, nga

Kombetarja e nisi vitin 2007 me kroatin Oto Baric ne bankine, i cili edhe pse ra parimisht me Federaten Shqiptare te Futbollit per te rinovuar edhe per fushaten kualifikuese te Boterorit 2010, dha doreheqjen pas humbjes se turpshme me Rumanine (6-1) ne Bukuresht. Kroati u ndje i tradhtuar pikerisht ne ndeshjen e tij te 100-te si trajner kombetaresh me Austrine, Kroacine dhe Shqiperine. Madje akuzoi se dy lojtare te perfaqesueses shisnin ndeshjet. Gjithsesi, bilanci i Baric mbetet pozitiv. Gjate vitit 2007 ai zhvilloi 12 ndeshje te njohura nga FIFA dhe nje te pazyrtarizuar me Angline B: bilanci 3 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje.
26 dhjetori vitit 2007 i dhuroi Shqiperise trajnerin e gjashte te huaj te saj dhe te katertin ne epoken e presidentit Armand Duka, holandezin e njohur Ari Han, i cili me pare kishte drejtuar Kinen dhe Kamerunin. Suksesi me i madh i tij eshte arritja ne finalen e Kupes se Azise me Kinen dhe cuarjen e perfaqesueses kineze ne Boterorin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›