2008-ta, viti i Ballkanit
Nick Thorpe
BBC
Mes shume ironish te cuditshme qe prodhon historia, mund te merrni ne konsiderate edhe kete: Pavaresia e Kosoves ne gjysmen e pare te vitit 2008 do te mbikeqyret nga Sllovenia, si presidente e radhes se Bashkimit Evropian. Keshtu, qoshja me pasur e Jugosllavise se vjeter dhe e para qe u shkeput ne vitin 1991, do te udheheqe qe nga Brukseli ne rrugen e veshtire te pavaresise nje nga segmentet me te varfer te saj. Jugosllavise, dikur nje gjigant miqesor, iu deshen pra 17 vjet per te vdekur. 2008-ta pritet te jete nje vit dramatik per rajonin e Ballkanit, megjithese jo dhe aq tragjik sac parashikojne shume vete. Keshtu Kosova, Bosnja dhe Maqedonia do te kene thurur rrjeta te nderlikuara sigurie, fale prezences nderkombetare dhe eksperiences se mbledhur gjate stuhive te se kaluares.
Ndersa Serbia ka mbase potencialin me te madh per t