E Enjte, 5 Nëntor 2026

2021, pritet rikthimi i transportit hekurudhor

Buxheti për vitin 2021 për transporti hekurudhor do të jetë një nga prioritetet e buxheti për vitin 2021. Ai është rritur 1.2 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin 2020. Sipas ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, “Mbështetja për transportin hekurudhor dyfishohet krahasuar me vitin që po lëmë pas, për t’i dhënë jetë dy projekteve madhore rikonstruksionit të segmentit Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të linjës së re Tiranë-Rinas”.
Parashikohet që krahas ndërtimit të një linje të re për në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, të modernizzohet edhe linja ekzistuese Tiranë – Durrës, dikur nga më të frekuentuara në transportin e udhëtarëve në zonën Tiranë – Durrës. 
Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën. Në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›